Vlorë | PS: prioritet arsimi profesional

“Arsimi në ditët e sotme lë shumë për të dëshiruar, të rinjve nuk iu ofrohen mundësi punësimi, korrupsioni po kap shifrat më të larta dhe përballë kësaj situate qeveria hesht”. Kjo ishte deklarata e kandidates Valentina Leskaj gjatë bashkëbisedimit me studentë nga qarku i Vlorës. Leskaj e vuri theksin në projektet që Partia Socialiste ka në drejtim të arsimit veçanërisht atij profesional, i cili duket se nuk po vlerësohet sa duhet. Studentët shprehën shqetësimet e tyre, duke filluar që nga vështirësitë me të cilat përballen veçanërisht ata që vijnë nga zona të ndryshme të qarkut Vlorë e deri në pamundësitë për tu punësuar pas përfundimit të studimeve.

Advertisement