Vlorë – Protestojnë banorët e Orikumit, kërkojnë tokat që u takojnë

Shkak për protestën e tyre është bërë dhënia e 450 hektarëve tokë disa pronarëve të tjerë nga Komisioni i Kthimit të Pronave duke lënë jashtë përfitimit këta persona. Vendimi ka ngjallur reagimin e banorëve të cilët duke qenë ish-punonjës të Ndërmarrjes Bujqësore të Orikumit kërkojnë tokat që u takojnë sipas ligjit 7501 për rreth 450 ha sipërfaqe në Orikum. Banorët thanë se do të vijojnë protestat edhe në ditë të tjera, me metoda demokratike, por duke mos lejuar askënd të shkelë të drejtat e tyre. Banorët kanë kërkuar shumë herë që kjo tokë tu jepet në pronësi ashtu si zonave të tjera në Vlorë, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër deri me sot si nga Bashkia ashtu edhe nga qeveria. Protesta e banorëve në urën e Orikumit zgjati rreth 60 minuta, ndërsa po për këtë arsye këta banorë protestuan edhe pak ditë më parë.

Advertisement