“OMONIA” e ka cilesuar pretencën e prokurorisë së Vlorës, që kërkon dënimin me burg të kryetarin të Bashkisë së Himarës, dhe njëkohësisht të kësaj shoqate, Vasil Bollanos si nje provokim te ndjenjave te minoritetit grek ne Shqiperi. Duke thyer heshtjen, e vendosur disa ditë pas pretencës së Prokurorisë që kërkoi dënimin me një vit burg dhe gjobitjen me 5 milionë lekë të Bollanos, “OMONIA” ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku shprehet se heshtja e qeverisë shqiptare përballë kësaj situate do të bëjë që të rishikojë mbështetjen që i jep PBDNJ-ja kësaj mazhorance. “Heshtja absolute që mban qeveria shqiptare, ndonëse është në dijeni të thelbit real të çështjes, e bën atë bashkëfajtore. Pas këtyre “OMONIA” në mbledhjen vijuese të organeve të saj që do të mbahet shumë shpejt, ka për të rishikuar çështjen e mbështetjes që i jep qeverisë nëpërmjet PBDNJ”, shkruhet në komunikatën e OMONIA-s. Me tej shkruhet se prej disa vitesh autoritetet e gjyqësorit të Vlorës vazhdojnë një serial qesharak. Që nuk ka për objekt jo vetëm Bollanon, por komunitetin Helen të Himarës dhe Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri. Në fund, OMONIA akuzon edhe mediat shqiptare, për qëndrim të njëanshëm, duke i akuzuar se jo vetëm që nuk japin informacion të drejtë, por po errësojnë çështjen dhe po krijojnë fantazma.