Ai ka vendosur kurora me lule në memorialin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ka vlerësuar në fjalën e tij veprën e Ismail Qemalit. “Nderimi ynë shkon për Atin e Kombit, pagëzuesin e pavarësisë, Ismail Qemalin, njeriun model të sakrificës, urtësisë dhe vendimeve të mëdha”, u shpreh Topi pasi vendosi kurora me lule te varri i Ismail Qemalit. Ai ka vlerësuar se “projekti që nisi në vitin 1912 u pasua në shkurt të vitit 2008 me pavarësinë e Kosovës”.