Vlorë – Milo, do të marrim masa për të rritur nivelin e jetesës

Gjatë bashkëbisedimit me ta Milo premtoi se partia e tij në programin e vet parashikon masa direkte në drejtim të këtij biznesi. “Demokracia Sociale së bashku me partnerët e vet ka parashikuar që menjëherë pas fitores dhe ardhjes në qeveri të heqim taksën e sheshtë. Në të ardhmen ne do të heqim dhe do të rimbursojmë TVSH-në. Gjithashtu do të marrim një varg masash të tjera sociale të cilat jo vetëm do të cojnë në rritjen e nivelit të jetesës por edhe të plotësimit të kushteve të domosdoshme për të mos vuajtur më”, u shpreh Milo.

Advertisement