Licenca është miratuar më 3 mars nga Bordi i Komisionerëve të ERE-s dhe ligjëron aktivitetin e TEC-it për prodhimin e energjisë elektrike, me lëndë të parë naftën. Mësohet se punimet kanë përfunduar plotësisht, kurse pas testeve që po kryhen tani, prodhimi i energjisë do të nisë në mesin e muajit qershor. Kapaciteti prodhues i TEC-it në fillim do të jetë rreth 2.4 milionë kilovat/orë energji elektrike. Debatet për ndërtimin e TEC-it nga banorët e Vlorës dhe shoqatat ambientaliste lidheshin me impaktin në mjedis, pasi energjia do të prodhohej falë përdorimit të naftës.