Vlorë – Berisha, punësimi projekti kryesor në mandatin e ardhshëm

Ndërsa në katër vitet e ardhshme, investimi kryesor do të jetë ndërtimi i portit, të cilin Berisha e ka lidhur me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. “Rruga e bën portin e Vlorës, portin më të fuqishëm, të brigjeve të të gjithë rajonit. Dua t’u them këtu se armiqtë e rrugës janë armiqtë e Vlorës”, u shpreh Berisha. Në Vlorë, kryeministri Berisha përmëndi edhe punësimin si projektin e tij kryesor për mandatin e ardhshëm, duke deklaruar se në portin e Vlorës do të punësohen 30-50 mijë njerëz, ndërsa në kaskadën e Devollit, 5-7 mijë punëtorë, projekte të cilat sipas Berishës, janë kundërshtuar nga socialistët. “A mund të punësojnë të dashur vlonjatë, ata që votuan kundër marrëveshjeve koncesionare, me të cilat punësohen së paku 100 mijë shqiptarë? 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e punës, e mundit, e djersës sonë më të madhe. “Shqipëria në punë”, do të jetë motoja jonë”, tha Berisha. Kryeministri, njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike nuk shmangu akuzat për rivalin e tij kryesor në këto zgjedhje, madje e ka sfiduar atë edhe me titujt e këngëve që dy palët kanë kolonë zanore të fushatës. “Këngën “Cohu, Cohu” e ke marrë nga internacionalja socialiste, apo këngë të çetnikëve serbë, këtë nuk e di. Por po të them, Shqipëria po ndryshon, ne do vazhdojmë ndryshimin, rruga jonë është pa kthim. Rruga jonë është Evropa”, tha më tej Berisha.

Advertisement