Vlorë – Arrestohen shtatë persona pasi sulmuan policinë

Të ndaluarit dyshohet se në bashkëpunim me disa të tjerë u shkaktuan dëmtime 3 punonjësve të policisë, që po kryenin detyrën në mbështetje të Inspektoriatit Ndërtimor në zonën bregdetare të Hamallajt, 30 km në veri të Durrësit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se Alfred Kukaj, 26 vjeç, Pjetër Kaçi, 65 vjeç, Avni Rustemaj, 55 vjeç, Edmir Osmanaj, 32 vjeç, Mentor Çekrezi, 27 vjeç, Abedin Rustemaj, 38 vjeç dhe Agim Rustemaj, 52 vjeç, kanë përfunduar në pranga pasi u organizuan e grumbulluan në mënyrë të paligjshme, bllokuan rrugën e automjeteve dhe hodhën sende te forta kundër punonjësve të Policisë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Advertisement