Vlorë – 24 vjecari vret babain dhe kushëririn, plagos të ëmën dhe shokun

Viktimat janë Musa Lula dhe Bledar Xhaferri. Të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që 24 vjecari është arrestuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit mbrëmjen e kaluar rreth ores 23:30. Gjithshka ka nisur kur djali i familjes Lula ka mbërritur në shtëpi në gjëndje të dehur së bashku me kushëririn, shokun e ngushtë si dhe të atin. Në banesë kanë filluar debatet e ashpra ku sherri degjeneroi në goditje ndaj njëri-tjetrit. Për një moment Arjan Lula rrëmben një kallashnikov që kishte pa leje në banesë dhe qëllon në drejtim të familjareve duke lënë të vdekur të atin Musa Lula 50 vjec dhe të afërmin Bledar Xhaferri 27 vjec. 24 vjecari ka lënë të plagosur dhe nënën e tij Sofie Lula me një plumb në këmbë si dhe një shok të tijin i cili ishte po në gjëndje të dehur. Autori është prangosur vetëm pak minuta larg vëndit të ngjarjes në gjëndje të dehur së bashku me armën e krimit.

Advertisement