Vjen konfirmimi

Fotoja që ka vërtetuar të gjitha dyshimet e hedhura më parë më në fund ka mbërritur, madje dhe në kopertinë. Ka qënë pikërisht revista kolumbiane CARAS që ka publikuar këtë foto ku çifti shfaqet duke u puthur. Popstari dhe futbollisti i Barcelona-s kanë bërë një bujë të jashtëzakonshme në Spanjë. Fotoja e puthjes së tyre ka bërë xhiron e botës. Më parë ishin publikuar foto ku shfaqeshin të dy nëpër festa miqsh, por kurrë nuk ishte arritur të fotografohej një moment intim. Thuhet se kjo foto ka kushtuar jo pak, por rreth 2 -3 milion euro. Pas ndarjes nga Antonio, duket se Shakira është duke jetuar historinë e saj të dashurisë si në përralla… Jeni kurioz për kopertinën që dokumenton këtë histori të re dashurie? Ja tek e keni!

Advertisement