Policia e Shtetit në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka ndërhyrë në 40 raste të vjedhjes së energjisë gjatë javës së kaluar.
Sipas burimeve policore mësohet se puna mes Policisë dhe OSHEE-së ka vijuar me intensitet të plotë në të gjithë vendin. Mësohet se janë inspektuar përmes 95 grupeve të përbashkëta të punës 4 111 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 40 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 40 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë shpallur në kërkim 17 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 14 persona. Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 1291 lidhje të abonentëve debitorë dhe 40 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu janë kontrolluar 68 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.