Vjedhja e Bankës, kërkohen 20 vite burg për Ardian Bitrajn

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 20 vite burg për Ardian Bitrajn, autorin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Prokuroria kërkoi edhe dënimin me 15 vite burg për specialisten e Arkës për Veprim, Mimoza Bruzia.
Gjykata e Tiranës kishte pranuar më parë kërkesën për gjykim të shkurtuar të 3 të akuzuarve kryesorë në vjedhjen e Bankës së Shqipërisë: Ardian Bitraj, Klevis Bejtja dhe Mimoza Bruzia.
Vendimi pritej të sillte një lehtësim të dënimit të tre të pandehurve, pavarësisht masës që do të vendosë në përfundim Gjykata ndaj tyre.

Advertisement