Britney Spears pati një incident të vogël me garderobën. Artistes iu ngrit bluza që kish veshur nga era, duke i nxjerrë në shesh të pasmet e duke treguar kështu më shumë seç duhej në ndeshjen e futbollit të djemve të saj. 31-vjeçarja po ndiqte ndeshjen e Sean Preston dhe Jayden James kur ndodhi incidenti me veshjen. Britney është munduar të mbulohej, por pa sukses. Këngëtarja është në një periudhë jo të mirë sidomos për shkak të lidhjes dashurore me Jason Trawick që i dha fund pak kohë më parë.