Videoja që i ndihmoi karrierën

Kujtojmë se David në video shfaqej totalisht i dehur, pa bluzë, duke ngrënë një hamburger. Fillimisht u mërzit, por më pas u qetësua dhe tani mund të shohë se si kjo video që në fillim dukej degraduese e ndihmoi që të forconte rradhët e fansave dhe se si i rriti popullaritetin. “Në fillim u mërzita shumë, por pasi u publikua kjo video ndjeva një lloj qetësie që e vërteta doli në shesh. Kisha respektin dhe dashurinë e vajzave e prindërve dhe kjo ishte gjithçka kisha nevojë. Edhe mbështetja e të gjithë atyre që ndoshta shihnin nga pak veten e tyre tek unë. Ndoshta u pëlqeu fakti që unë u rrëzova dhe u ngrita sërish. A ishte e mirë kjo video për karrierën time? Po edhe jo. Sigurisht që ai episod anulloi një sërë marrëveshjesh, por më ndihmoi që të bëhesha shumë popullor në internet. Unë jam me fat, pasi shpesh lexoj për njerëz që nuk ja dalin dot mbanë”,- ka thënë aktori. Në vitin 2006, David lajmëroi se po divorcohej me Pamela Bach (me të cilën ka vajzat Taylor 21 vjeç dhe Hayley 19 vjeç) pas 16 vitesh martesë e se kish humbur pjesën më të madhe të pasurisë 100 milion $-she që bëri falë shpërndarjes së filmit BAYWATCH nëpër botë. “E shitëm BAYWATCH për 500 milion $ kështu që unë mora një pjesë të mirë. Ndihem mirë që munda të fitoja kaq shumë nga ky emër. Një pjesë e madhe shkoi për divorcin, por s’ka problem”,- ka thënë David për revistën LIVE.


 

Advertisement