“NBC” ka pezulluar moderatorin Billy Bush nga emisioni i saj “Today”, pas publikimit të videos së vitit 2005, ku kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump lëshonte komente fyese për gratë.
Bush, asokohe një yll në rritje i televizionit, dëgjohet duke folur me Trumpin që e kishte ndërkohë mikrofonin hapur.
Miliarderi mburrej për mënyrën sesi ngacmonte, duke thënë se ato “bëjnë ç’të duash ti nëse je një person i famshëm”.
Biseda është zhvilluar në autobusin që po e çonte manjatin në studiot e “NBC”-së, ku ishte i ftuar në emisionin “Access Hollywood”, të drejtuar asokohe nga Billy Bush.
Bush deklaroi të premten se i vinte turp për komentet e tij, por ndjesa duket nuk ka mjaftuar dhe tani është pezulluar nga spektakli, ku kishte në dispozicion një hapësirë të rëndësishme kohe.