Video, Telefonat brenda “BBVA” kthehen sërish në çështjen kryesore të rrjetit!

Ndarja e informacionit nga jashtë është e ndaluar në një format si “Big Brother”. Banorët duhet të durojnë rregullat e lojës duke mos ditur çfarë bëhet me familjarët e tyre jashtë.

Mirëpo, sidomos këtë vit formati i “Big Brother” në versionin VIP në Shqipëri është akuzuar se banorët përdorin telefon dhe jo vetëm.

Advertisement

Së fundmi është bërë virale një video nga momenti i tërmetit të fundit që u ndje në vendin tonë, ku njëra nga banoret, Diola ngrihet e shqetësuar dhe shprehet: “Duhet të marr vajzat.”

@ttopgg1

♬ original sound – 𝕋𝕠𝕡 𝔾 👑

Me aq shumë gjëra që po ndodhin në atë shtëpi, nuk dimë çfarë të themi për këtë situatë. Juve si e gjykoni këtë video?

Më herët kujtojmë që u bë virale një video ku duket Eni, Kejvina, Efi dhe Luizi në oborr duke biseduar. Në një moment Eni thotë që është ora 1 sepse filloi “Fun Club”. Në momentin që modeli e thotë këtë, Kejvina e kap për krahu duke ia bërë me shenjë që ta mbyllë gojën.

Kujtojmë që mbrëmjen e sotmE në nominim në “Big Brother Vip” janë Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Krist Aliaj, Efi dhe Ronaldo Sharka. Do na mbetet të presim prime-in e sotëm për të zbuluar kush do ta lërë shtëpinë e “BBV”.