VIDEO/ Pamje mahnitëse, momenti kur metori bie në tokë dhe e kthen natën në ditë…

Fenomeni unik i rënies së një meteori është “kapur” nga kamerat e sigurisë dhe banorët e qytetit Krasnoyarsk në jug të Rusisë.

Videot e publikuara në internet tregojnë momentin kur meteori hyn në atmosferë, duke e kthyer natën në ditë, më pas digjet dhe shpërbëhet.

Advertisement

Mbetjet e meteorit me sa duket nuk arritën në tokë, pasi autoritetet lokale të emergjencës raportuan se nuk kishte probleme.