Një incident aspask i këndshëm ka ndodhur në koncertin e këngëtares Olivio Roodrigo. Ylli i muzikës pop u godit në kokë me një buqetë me lule gjatë koncertit të saj në Madison Square Garden në New York mbrëmjen e së martës. Në videon që po bën xhiron e rrjetit, shihet këngëtarja teksa përshëndet fansat brenda sallës.
Në një moment njëra prej tyre e cila po mbante në dorë një buqetë me lule ja hedh në kokë, pasi artistja refuzoi ta merrte. Në komentet në rrjetet sociale, shumë e konsideruan veprimin ‘e vrazhdë’ dhe të papranueshme duke u shprehur të shqetësuar se këngëtarja mund të ishte lënduar.
An audience member threw a bouquet of flowers at Olivia Rodrigo’s face while she was greeting fans at her GUTS World Tour.
— Pop Base (@PopBase) April 10, 2024