Rrëzimi i një avioni pasagjerësh në Nepal ka lënë të vdekur të paktën 40 persona dhe dhjetëra të plagosur.
“Yeti Airlines” u rrëzua në Pokhara të Nepalit perëndimor.
Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Rreth 200 ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacion në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometër e gjysmë nga aeroporti i Pokhara.
Pamjet më shqetësuese janë marrë nga brenda. Një burrë i paidentifikuar, i cili ishte në aeroplan pak para se të rrëzohej, në fakt ai po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook dhe siç mund ta shihni në klipin e tij, i cili është bërë viral, ai nuk e ka idenë se ata do të rrëzohen.
S’kaloi shumë, ai po filmon disa pasagjerë të tjerë përpara që fillojnë të anojnë në të djathtën e tyre … dhe befas, avioni bie në tokë — me flakët që marrin të gjithë pamjen e kamerës.
Duket sikur djali që po regjistronte mund t’i ketë mbijetuar incidentit, por është ende e paqartë se cila është gjendja e tij.
Një video tjetër e postuar në rrjete sociale tregon pamjet e avionit që po fluturonte ulët mbi një zonë të populluar përpara se të binte, ndërsa banorët e zonës ulërasin të tmerruar.
Ndërkohë, Kryeministri i Nepalit Pushpa Kamal Dahal ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit, ndërsa aeroporti aktualisht është i mbyllur.
Aksidentet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë Everestin, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe të krijojë kushte të rrezikshme.
Last moment before #NepalPlaneCrash
Authorities confirm 32 people have died.
Rescue mission ongoing for the 40 more people who were flying from Kathmandu to Pokhara pic.twitter.com/bsjbUrazxf— Daughter of Isiolo🇰🇪 (@MbuthiaAmina) January 15, 2023
BREAKING: Yeti Airlines plane carrying more than 70 people crashes in Pokhara, Nepal pic.twitter.com/iUMQ4N16sE
— BNO News (@BNONews) January 15, 2023