Kur themi “muzikë latine”, me siguri të gjithëve na vjen në mendje një emër: Enrique Iglesias.
Ai është padyshim një nga meshkujt më të dëshiruar nga vajzat nëpër botë, por vetëm bashkëshortja e tij, Ana Kuornikova ka fatin ta ketë në krah. Së bashku ata kanë sjellë në jetë dy binjak dhjetorin e vitit që lam pas dhe njërën prej tyre këngëtari na e ka treguar nëpërmjet një videoje shumë të ëmbël në Instagram. Në videon e postuar, Enrique shfaqet duke i dhuruar puthje pafund vogëlushes së tij dhe krah videos shkruan: “Nuk arrij të ngopem me rrezen time të diellit”.
Pak kohë më parë çifti prezantoi binjakët e tyre me fansat, duke postuar sëcili nga një foto, edhe pse nuk arrihej të bëhej dallimi se cili prej tyre ishte djali dhe cila vajza.