VIDEO/ Ky është momenti i puthjes së pajtimit midis Luizit dhe Kiarës!

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, sot pas disa ditësh të mërzitur me njëri-tjetrin janë pajtuar. Të ulur në oborr, vetëm ata të dy kanë zgjidhur problemin që i la të ndarë për një kohë të gjatë të themi.

Meqë deri tani nuk i kishin mbajtur ndonjëherë inat për kaq kohë njëri-tjetrit.

Advertisement

Sigurisht, pasi bënë paqe nuk i kanë kursyer edhe përqafimet dhe puthjet e munguara këto ditë.

Kujtojmë që për tri ditë, moderatorja dhe këngëtari kanë pasur raporte të krisura, ndërsa e gjitha nisi nga një lojë brenda shtëpisë.

Teksa Luizi gjithë këto ditë është përpjekur vazhdimisht që t’i rregullojë gjërat me Kiarën, kjo e fundit ka refuzuar me arsyetimin se ai nuk e kishte kuptuar gabimin dhe nuk po kërkonte falje si duhej.

Pas pajtimit, ndjekësit janë të bindur se qëndron një bisedë e Kiarës në dhomën e rrëfimit. Sipas tyre, vetëm pasi doli nga aty, Kiara vendosi të bisedonte dhe të sqaronte gjërat me Luizin.

Kujtojmë që që pas zënkës me Luizin Kiara ka humbur mijëra ndjekës në Instagram në vetëm pak orë.