VIDEO/ Ky është mjeti ‘Range Rover’ me të cilin u sulmua Top Channel/ Pronari: Ma vodhi roja e hotelit…

Vetura me të cilën u sulmua Top Channel dyshohet se është e Ramadan Makollit nga Kosova. Kjo makinë iu vodh më 10 korrik të vitit 2020 në Shëngjin.

Arbresh.info ka arritur të kontaktojë me Makollin, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por i është vjedhur nga roja e sigurisë e hotelit ku ai po qëndronte.

Advertisement

““Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli për arbresh.info.

Lajmin e konfirmoi sot edhe Policia e Tiranës.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Makolli ka publikuar edhe pamjet kur i vidhet mjeti në Shëngjin.