Video e tmerrshme, djali godet të dashurën deri sa e hedh në tokë

Rastet e dhunës ndaj femrave po bëhen gjithnjë e më të dukshme, në një kohë që një tjetër video është publikuar, ku një djalë rreh barbarisht të dashurën e tij.
Video është xhiruar nga një ndërtesë pranë një parkimi, ku çifti po debatonte ashpër.
E gjithë ngjarja është zhvilluar në Yekaterinburg të Rusisë.
Fillimisht shihet vajza e cila bërtet: “Cfarë dreqin ke bërë” dhe godet vazhdimisht djalin, i cili në ato momente nuk shfaq shenja dhune.
Në momentin që ajo përpiqet të hipë në makinë, ai i mbyll derën, e shkund dhe më pas të dy përqafohen, çka për një moment të bën të mendosh se gjithçka u zgjidh.
Djali dëgjohet teksa i thotë: “Të dua, budallaçkë.”
Por teksa bisedojnë duket se diçka ka shkuar keq, pasi në atë moment djali shpërthen dhe nisë ta godasë vazhdimisht me grushte në fytyrë vajzë, deri sa e rrëzon në tokë të gjakosur.
Një kalimtare përpiqet të ndihmojë vajzën, por djali e shtyn atë disa herë, teksa me forcë e ngre të dashurën e tij nga toka.
Më pas djali e ndjek kalimtaren në mënyrë që ajo të mos njoftonte policinë, duke u përpjekur t’i rrëmbejë telefonin nga dora.
Duket se në fund djali heq dorë dhe rikthehet tek e dashura e tij, të cilën e fut brenda në makinë.

Advertisement