VIDEO E PLOTË/ Përplasja e 9 automjeteve në Tiranë dhe plagosja e 9 personave, ja si ndodhi aksidenti i frikshëm…

Dalin pamjet e plota të aksidentit të frikshëm në kryeqytet, ku u përplasën 9 automjete dhe mbetën të plagosur 9 qytetarë.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dhe News24 pamjet e momentit të përplasjes.

Advertisement

Nga video shihet momenti kur autobusi merr përpara makinat e tjera, ndërsa ishin në pritje të semaforit në stacion.

Më pas urbani e përplas nga pas “Porsche” duke e zhvendosur në trotuar, dhe më pas përplaset me makinat e tjera që ndodheshin në krah të tij.