Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia jep detajet: 3 të plagosur…

Një ngjarje në kufijtë e tragjikes sapo ka ndodhur në qendër të Tiranës, në unazë, tek ura e vogël e Tajvanit.

Një autobuz urban i linjës së unazës së vogël ka marrë përpara me dhjetëra automjete, nga fuoristrada te makinat e vogla, duke lënë të plagosur me dhjetëra persona.

Advertisement

Aktualisht policia rrugore është në vendngjarje ndërkohë që po pritet ardhja e ambulancave.

Njerëzit janë në rrugë, duke u dhënë ujë të plagosurve dhe duke u përpjekur ti qetësojnë. Ndërkohë në përplasjen karambol janë përfshirë me dhjëtëra makina. Ky aksident ka ndodhur në orën 11.30.

Të plagosur kanë mbetur shoferët e mjeteve që janë përfshirë në këtë ngjarje, por të shumtë janë dhe pasagjerët e urbanit të linjë së “Unazës”. Për shkak të goditjes së fortë, ata janë përplasur ne pjesën e përparme të urbanit dhe në ndenjëset e brendshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.