Vicky po vdes nga dëshira për të veshur Zonjën e Parë amerikane. “Do të më pëlqente shumë të vishja Znj. Obama. Mendoj se ajo është një femër e jashtëzakonshme, shumë e fortë dhe shumë e bukur. Unë i dashuroj femrat dhe dua që ato të ndihen komode dhe të bukura. Fakti që femrat janë ndier mirë duke veshur fustanet e mia është një kompliment i madh. Fustanet e linjës sime i përshtaten femrave të masave të ndryshme, gjatësive të ndryshme dhe ky është sekretit: të krijosh një iluzion dhe nëpermjet prerjesh fantastike”. Mendoni se Michelle Obama do të pëlqente krijimet e Znj. Beckham?