Victoria feston 50-vjetorin dhe sigurisht që urimin më të bukur e mori nga David Beckham!

Victoria Beckham festoi dje 50-vjetorin e lindjes. Mes urimeve, sigurisht që më uniku duhet të ishte nga bashkëshorti, David Beckham.

Gëzuar ditëlindjen gruas sime të bukur. Ndërsa ti i afrohesh ditëlindjes, duhet të shohësh pas dhe të jesh krenare për ato që ke përmbushur, ke arritur dhe ke ndërtuar. Posh Spice, sipërmarrëse dhe sigurisht, je martuar me një kapiten anglez. Por, suksesi yt më i madh janë fëmijët e tu. Ti i drejton, i do, i mëson ata. Ata të duan përtej fjalëve. Të gjithë të duam shumë. Të kesh një ditë speciale, i meriton të gjitha. 50 dhe fit. Jam i sinqertë”, shkroi ai në urimin special në “Instagram”.

Advertisement