Një revolucion ka ndodhur në veshjen e një prej personazheve të ndjekur në fushën e modës, një stiliste me emër dhe një ikonë e takave të larta, Victoria Beckham.
Që në fillimet e saj me “Spice Girl:, ajo do të njihej si vajza elegante me taka të larta, një paraqitje që e ruajti për gjatë gjithë kohës.
Kështu dalja publike e 41 vjeçares në New York me një palë atlete Adidas, ka shokuar jo pak.
E njohur për imazhin gjithmonë me taka duke se stilistja ka vendosur të heqë dorë prej tyre. “Nuk mund të mbaj më këpucë të larta me taka, të paktën jo gjatë kohës që punoj”, ka thënë Victoria për “The Telegraph”.
Koha dhe moda po ndryshon, ashtu si dhe Victoria Beckham, e cila një e herë e një kohë ka thënë “I urrej përtej imagjinanës këpucët e sheshta”.