Victoria Beckham, së shpejti me linjë makeup

Victoria Beckham pritet që së shpejti të nxjerrë në treg një linjë makeup-i (të limituar) në bashkëpunim me Estée Lauder.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, në Instagramin e saj ku bën të ditur se linja pritet të lancohet në Vjeshtë të 2016-ës.
Victoria është shprehur shumë entuziaste për këtë bashkëpunim.
“Prej kohësh e kam adhuruar Estée Lauder. Gruan dhe brand-in e fuqishëm që ka krijuar. Ndaj jam shumë entuziaste që do të jap kontributin tim në vizionin e saj për femrat”, ka thënë ajo.

Advertisement