Grupi i famshëm Spice Girls, do të jenë sërish bashkë për një projekt. Lajmin e ka konfirmuar Mel B për “The Sun”. Ky do të jetë takimi i tyre i parë në 11 vitet e fundit, që nga performanca e tyre ikonë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012.
Më vonë ato bënë turne përsëri në 2019 për “Spice World – 2019 Tour”, por me vetëm katër nga pesë anëtaret, pasi mungonte Victoria Beckham. Mel B lë të kuptohet se një projekt i ri do të dalë së shpejti.
Në një intervistë të fundit për “The Sun”, Mel B emri i vërtetë i së cilës është Melanie Bron la të kuptohet se një projekt i ri ishte në planet e grupit të vajzave britanike.
“Teoria ime është se nëse e them mjaftueshëm, do të ndodhë. Por në fakt, ne po planifikojmë të lëshojmë një deklaratë. Çfarë është kjo, nuk mund të them për momentin, sepse ne po përfundojmë së përsosuri atë që do të bëjmë së bashku, të pesta, por do të jetë diçka që fansat do ta pëlqejnë vërtet”.
Mel B ka thënë më tej tha se u desh një planifikim i kujdesshëm për t’u siguruar që Victoria Beckham, e cila drejton markën e saj të modës dhe grimit, mund t’i bashkohej grupit për projektin e tyre të ri.
“Victoria Beckham më veshi mua dhe nënën time kur kishim një rast, kështu që ne kemi qenë gjithmonë në kontakt.Nuk është se nuk po flasim, ne të gjitha kemi një grup WhatsApp-i, por ka të bëjë vetëm me kohën. Ajo ishte me të vërtetë e zënë duke bërë linjën e saj të modës, dhe duke mbështetur David Beckham ne karrierën e tij. Për më tepër ajo duhet të kujdeset edhe për fëmijët , kështu që ka të bëjë vetëm me gjetjen e kohës së duhur. Dhe ne kemi arritur ta bëjmë këtë, kështu që do të kemi një njoftim shumë shpejt”.
Grupi nuk ka punuar së bashku që nga viti 2012.