Victoria Beckham është klientja më e keqe e hoteleve!

Victoria Beckham, sipas atyre që kanë udhëtuar me të, është klientja më e keqe e hoteleve.
Ajo kërkon që sa herë të dalë nga dhoma, punonjëset e hotelit të ndërrojnë carcafët dhe të gjithë peshqirët si dhe të pastrojnë komplet dhomën, dhe sigurisht që kjo ndodh disa herë në ditë.
Sipas burimeve, rreth dy vite më parë, stafi i mirëmbajtjes në resortin Meadowood Napa Valley nuk i përmbushi këto kërkesa të saj. Për këtë arsye Posh Spice u ankua aq shumë tek menaxheri sa që ai u detyrua t’i ofronte të gjithë familjes së saj qëndrimin falas në resort për tre ditë.
Një prej publicistëve të ciftit Beckham ka thënë se David është shprehur se këto gjëra nuk janë të vërteta.
Sipas Daily Mail, Victoria ka qenë gjithnjë ajo që ka patur kërkesat më të larta edhe në grupin Spice Girls.
Sipas Mail, Posh, e cila ka 10 shërbëtorë që punojnë për të me kohë të plotë, nuk mban as para të thyera në kuletë, pasi sipas saj ato janë pisllëqe.

Advertisement