“Victoria kuptoi se 35 vitet janë një kthesë e madhe në jetë. Që kur është zhvendosur në Los Angelos është e rrethuar nga yje të reja në Hollywood dhe do të jetë si ato”,- ka thënë një burim. Mamaja e 3 fëmijëve i është rikthyer palestrës së vjetër ekskluzive në të cilën ka edhe një spa luksoz. Burimi ka shtuar: ”Vic ka pas punuar me David në shtëpi, por tani ai është në Milano dhe ajo e urren të bëjë ushtrime vetëm. Ajo kërkon më tepër trajtime. Është klientja që bën më tepër trajtime se kushdo tjetër”. Victoria gjithnjë ka besuar në të ngrënët e shëndetshëm si një aleat i bukurisë dhe rinisë, ndaj ha më tepër perime, peshk dhe konsumon 2 litra ujë në ditë.