Ky është aksesori perfekt për këtë vjeshtë/dimër, ashtu sikurse kishin paraprirë Dior, Versace dhe Chanel. Tradicionalisht kjo ngjyrë mbretërore ka qenë prezente në pasareat e Dior, Oscar de la Renta dhe Marni, ndërsa tek Pringle dhe Roksanda mbizotëronin më tepër nuancat e manaferrës. Duke frymëzuar magji e mister, nuancat e kumbullës, vjollcës dhe mavisë kanë pushtuar të gjitha koleksionet e kozmetikës. Ato mund t’i përdorni për sytë, për qerpikët dhe buzët. Por mos harroni që të lyeni me këto ngjyra edhe thonjtë. Kështu do të jeni gjithnjë në një hap me modën.