Vetëdorëzohet autori i plagosjes së trefishtë në Tiranë!

Autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë të Tiranës, Altin Mergjyshi (Deda), i cili njihet edhe me emrin Elton, i janë vënë pranga këtë të martë pasi u vetëdorëzua në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Altin Mergjyshi (Deda), 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit Masimo Sorvillo, 44 vjeç, Roxhersa Rrapollari., 40 vjeçe dhe Viktor Rrapollari, 63 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Advertisement

40-vjeçari Mergjyshi pasditen e së hënës plagosi me thikë italianin Masimo Sorvillo, bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj, 64-vjeçarin Viktor Rrapollari. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal dhe dyshohet se shkak është bërë pushimi nga puna nga pronari italian. Dëmtimet më të rënda i mori 64-vjeçari Viktor Rrapollari.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se në deklarimet paraprake, Mergjyshi ka pretenduar se italiani e kishte hequr pa të drejtë nga puna, pasi e kishte ndihmuar për të hapur fabrikën për të blerë pajisjet. Sipas tij kur ka kaluar tek lokali tre të plagosurit e kanë provokuar dhe për pasojë i ka goditur më pas.