Vesa Luma prezanton djalin e saj

Ky është 1 qershori më i lumtur e i vecantë për këngëtaren Vesa Luma e cila vetëm para pak ditësh është bërë mama për herë të parë. Këtë ndjesi ajo ka dashur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, ku ka postuar një foto teksa mban Lianin e vogël. “Ju falenderojmë nga zemra për urimet tuaja! Nuk mund ta përshkruaj me fjalë gëzimin e emocionin më të mirë në botë që po më jep kjo ndjesi e të qënit NËNË! Faleminderit dr. Merita Alushani për kujdesin dhe profesionalizmin e madh dhe gëzuar 1 qershorin gjithë fëmijëve të botës dhe uroj që cdo femër ta përjetojë këtë ndjesi të papërshkrueshme! Me dashuri Vesa,Geri dhe Lian”, ka shkruar Vesa.

Advertisement