Kemi të bëjmë me një moment shumë të favorshëm për të krijuar lidhje të reja, për të fituar shpirtin binjak por edhe për t’i dhënë një shtysë pozitive një raporti në çift që ndoshta është zbehur pak apo është në krizë. Në këtë sezon të gjitha ato që janë të ndarë nëse do të duan të ribashkohen, do t’a kenë më të lehtë. Drita më intensive gjatë ditës ndez qeniet njerëzore në nivelin cerebral. Sipas disa studimeve gjatë stinës së verës edhe stimulimi i retinës është më i madh duke prodhuar kështu hormone. Megjithatë nuk është vetëm drita dhe shpërthimi i jetës e ngjyrave, por jemi dhe vetë ne që ngacmojmë seksin tjeër.
Me të nxehtin femrat zbulohen më tepër dhe sigurisht një palë këmbë të nxjerra në pah e një dekolte e theksuar i tërheqin meshkujt më tepër. Edhe femrat po ashtu tërhiqen nga meshkujt që zhvishen sidomos në plazh. Ky vitalitet veror është një fakt i lidhur ngushtë me ciklet e natyrës, një moment rilindjeje dhe akumulim energjish pozitive për të kaluar sa më mirë stinën dimërore. Sigurisht që këtyre mekanizmave u vishen dhe faktorë kulturorë të lidhur me stilin e jetës. Pas muajsh të tërë me ditë të shkurtra dhe me errësirë, pjesa më e madhe e të cilave kalohet përpara tv apo kompjuterave, vjen vera që përfaqëson rizgjimin si në raport me veten ashtu dhe me të tjerët. Kështu teknologjia lihet mënjanë sepse preferohet kalimi i kohës në ambjente të hapura, duke krijuar më tepër raste për t’u shoqërizuar, për të folur me miqtë apo me partnerin. Me pak fjalë çdo gjë kontribuon në rigjetjen e intimitetit të humbur.