Nicole Kidman është sulmuar virtualisht për anashkalimin e rregullave të rrepta të karantinës për udhëtarët ndërkombëtarë.
Ardhja e aktores australiane në Hong Kong, ka krijuar një zemërim të gjerë, pasi ajo nuk i e respektoi rregullin e karantinës, që është deri në 21 ditë.
Nuk ka pasur asnjë koment të drejtpërdrejtë, zyrtar mbi një përjashtim të mundshëm, si përshembull për aktorët.
Sidoqoftë, Byroja e Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik e Hong Kongut, publikoi një deklaratë të enjten, në përgjigje të pyetjeve rreth “personeleve të filmave, që vinin nga jashtë vendit dhe karantinës, duke shpjeguar se kufizimet hiqen për të kryer punë të caktuara profesionale”.
Kidman është në Hong Kong për të xhiruar një film të ri.
Disa njerëz kanë reaguar ashpër duke theksuar se nuk kanë qenë në gjendje të shohin familjen për muaj me radhë për shkak të kufizimeve, të cilat i kanë respektuar.
Zemërimi ka dalë jashtë mediave sociale dhe në arenën politike, me Elizabeth Quat, një ligjvënëse pro Pekinit, duke thënë se ajo kishte marrë “një numër ankesash” dhe u kishte kërkuar zyrtarëve të shëndetësisë të shpjegonin këtë situatë.