Kjo masë e pazakontë është marrë, sipas tij, për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi përballet me njërën prej krizave më të rënda energjetike. Chavez ka bërë të ditur, se i ka caktuar tre ditët e ardhshme pas festës së të dielës të Pashkëve si ekstra ditë kremtimi. Me të enjten dhe të premten, po ashtu ditë feste, venezuelasit do të kenë tërë javën pushim, duke filluar nga 1 prilli. “Nuk bëhet fjalë për letargji, por për kursim të energjisë”, ka thënë Chavez. Njoftimi i liderit socialist ka bezdisur komunitetin e biznesit. Grupet ekonomike bënë të ditur se vendimi do të dobësojë prodhimin industrial, do të bie ndesh me afatet tatimore dhe me gjasë do të shkaktojë shkurtime në ushqim, fushë kjo që tashmë ndeshet me mangësi. Noel Alvarez, shefi i komitetit të elektricitetit në Dhomës Ekonomike të Venezuelës, tha se masat nuk do të reduktojnë në masë të madhe konsumin e energjisë dhe bizneset mund të mos arrijnë të përmbushin afatin e pagimit të tatimeve deri në afatin e caktuar më 1 prill.