Venezuelë – Marrëveshje me Rusinë

Chavez ka deklaruar se Rusia ka rënë dakord për të ndihmuar Venezuelën me një impiant bërthamor për energjinë dhe në ngritjen e industrisë së hapësirës. Gjithësesi, lideri venezuelian, prej kohësh kundërshtar i politikës së Uashingtonit, ka theksuar se marrëveshjet nuk përbëjnë një aleancë kundër Shteteve të Bashkuara. Në Karakas, për t’u takuar me kryeministrin Putin ishte ftuar edhe presidenti i Bolivisë Evro Morales. Mediat ndërkombëtare raportojnë se vizita e Putin në Venezuelë është më e rëndësishmja që prej vizitës së Bill Clinton në vitin 1999.

Advertisement