Guvernatori i shtetit të Bolivarit, Francisco Rangel Gomez ka saktësuar se 23 personat në fjalë ndodhen tashmë në spitalet e rajonit Puerto Ordaz, ku ka ndodhur dhe aksidenti. Sipas Gomez, disa prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë. Në bordin e avionit ndodheshin 43 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Incidenti ndodhi gjatë fazës së uljes, rreth 10 kilometra larg aeroportit.