Vëllai i Mariah Carey-t: Shtrigë, je e pashpirt

Vëllai i madh i Mariah Carey, Morgan Caret, e ka quajtur motrën e tij shtrigë të keqe.

Ai pretendon se Mariah ka refuzuar të paguajë trajtimin mjekësor për motrën e tyre që po vdes.

51-vjeçari e ka quajtur motrën e tij të pashpirt, pas refuzimit të saj për të paguar operacionin e motrës tjetër.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun” ai ka folur për shëndetin e së motrës si dhe deklaroi se Mariah beson se e gjitha bota rrotullohet rreth saj.

Pasuria e Mariah Carey kap vlerën e 520 milion dollarëve, ndërsa së fundmi ajo është fejuar me miliarderin australian.