Veliaj, në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak: Bashkim funksional për 13 komunat

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së parë të Këshillit të ri Bashkiak, deklaroi se duhen ndërmarrë disa hapa teknikë që bashkimi i 13 komunave me bashkinë e madhe të jetë funksional.

“Bashkisë i shtohen edhe 13 komuna. Duhen ndërmarrë disa hapa teknikë që bashkimi të jetë funksional. Qytetarët duhet të marrin të gjitha shërbimet pa ndërprerje edhe në këtë periudhë tranzicioni. Në kohë rekord duhet të rekuperojmë kohën e humbur, pasi bashkia e mëparshme nuk punonte me Ministrinë e Shtetit për zbatimin e reformës territoriale”, tha Veliaj.

Advertisement

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se “do të bashkohen paketat fiskale të komunave me atë të Tiranës”, por theksoi se këto paketa për momentin nuk do të pësojnë asnjë ndryshim.