Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u ka dërguar letër të gjithë subjekteve që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, duke iu bërë thirrje që të mbyllin debinë e tyre brenda 15 shkurtit, ose në të kundërt do të përballen me ligjin.
Në letrën e tij, Ministri Veliaj thekson vendosmërinë e qeverisë për të mbledhur të gjitha detyrimet ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore, dhe rakordimi të ketë përfunduar brenda afatit të paralajmëruar nga qeveria: më 15 shkurt të këtij viti, fillimisht për principalin e detyrimit. Në shumat e papaguara llogariten Kontributet e papaguara, gjobat si dhe interesat. Ministri nënvizon se kjo vlen si për subjektet shtetërore, të cilat përbëjnë 1/5 e rasteve të tilla, ashtu edhe për ato private, ndërsa letra u është dërguar të gjitha atyre subjekteve që nga verifikimi kanë rezultuar se nuk kanë paguar sigurimet për punonjësit e tyre. Dhe duke e gjykuar mos pagesën e sigurimeve shoqërore si një shkelje të rëndë administrative, ashtu siç parashikon ligji, Veliaj u bën thirrje të gjitha subjekteve debitore të paguajnmë pagesat e prapambetura brenda afatit të përcaktuar. Në të kundërt, atëherë për subjektet që nuk respektojnë ligjin, gjatë aksionit për mbledhjen e sigurimeve që do të marrë qeveria pas 15 shkurtit, do të ketë sanksione të rënda, siç është sanksionuar në Kodin Penal. “Po këmbëngulim në mbledhjen e gjithë detyrimeve ndaj ISSH-së nga të giitha subjektet shtetërore e private. Drejtuesit e rinj të institucioncve shtetërore kanë nisur të paguajnë edhe detyrimet e 8 viteve të shkuara dhe brenda datës 15 shkurt ky rakordim do tè përfundojë. Ju risjell në vëmendje se mos pagesa e kontributit të sigurimit shoqëror për punonjësit tuaj është një shkelje e rëndë administrative dhe një cenim i të drejtave të ligjshme të punëtorëve për të përfituar nga mbrojtja që ofron sistemi i sigurimeve shoqërore. Ndaj duhet që, brenda datës 15 Shkurt, edhe ju të kryeni pagesat, fillimisht për principalin e detyrimit. Qeveria do të nisë një aksion për mbledhjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura dhe subjektet që vazhdojnë të jenë debitore do të përballen me sanksione të rënda që burojnë nga giithë fuqia e ligjit.” nënvizohet në letër. Mbledhja e sigurimeve shoqërore është një aksion i paralajmëruar nga qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama, i cili vitin e kaluar, deklaroi se administratorët apo pronarët të cilët nuk paguajnë sigurimet e punonjësve të tyre, do të përballen deri në ndjekje penale.