Veliaj: Do rishikoj 60 leje të dhëna nga Basha

Erion Veliaj ka trokitur derë më derë në Njësinë Bashkiake Nr.9 dhe këtë gjë ka kërkuar të bëjnë edhe mbështetësit e tij në të gjithë kryeqytetin, për të kërkuar vota, për të rimarrë kohën e humbur të qytetit në 4 vite, sipas tij.
Kandidati i së majtës Veliaj ka deklaruar se, nëse vjen në krye të Bashkisë do të rishikojë të 60 lejet e ndërtimit të dhëna nga Lulzim Basha, që sipas tij, në mënyrë abuzive kanë zaptuar hapësira publike të nevojshme për komunitetin.
Edhe në Njësinë Bashkiake Nr.9, Veliaj premton zgjidhje përfundimtare të problematikës së pallateve pa hipotekë.

Advertisement