Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët që me 14 Mars, Ditën e Verës, të bëhen pjesë e aktiviteteve të bashkisë në bulevardin e Tiranës.

Nëpërmjet statusit të tij Facebook, Veliaj bën të ditur se aktivitetet startojnë në mëngjesin e ditës së verës me Festivali i balonave, aktivitete sportive, Street Party, performanca artistike, Panairin e Ushqimeve bio, Bike Fest dhe disa koncerte surprizë.

Advertisement

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, në statusin e tij Facebook ka shpërndarë një video promocion për Ditën e Verës, ku shprehet: “Shpërndaje: Dita e Verës po afron. Fto miqtë dhe eja në bulevardin e Tiranës për festën më të madhe në vend”.

“Duke filluar nga ora 10.00  me Festivali i balonave, aktivitete sportive, Street Party, performanca artistike, Panairin e Ushqimeve bio, Bike Fest dhe disa koncerte surprizë.  P.S Mos harroni veroren smile ikonë emocionale”, shprehet Veliaj.