Veliaj: 5000 shqiptarë përfitojnë sot pension social

Arkiv

Sot për herë të parë, 5000 shqiptarë që nuk plotësonin kushtet për pension do të mund të marin pensionin social.

Kështu është shprehur Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në konferencën e organizuar ditën e sotme me praninë e Kryeministrit Rama. Kjo skemë prek çdo shtetas shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç dhe ka qëndrim të përhershëm në Shqipëri. Që të përfitosh pension social jo domosdoshmërisht duhet të kesh mbi 15 vite punë. Nëpërmjet pensionit social mund të përfitojnë edhe ata që nuk kanë mbushur vitet e pensionit. “Sipas skemës së re, mosha e pensioneve nuk do të rritet, por është negociuar në mënyrë të tillë që ajo të rritet gradualisht për ata qe sot ende nuk kanë mbushur 30 vjeç”, tha Veliaj. Lidhur me masën konkrete të pensionit social është vendosur që masa mujore të jetë e barabartë me shumën e pensionit të pjesshëm të pleqërisë të 31 dhjetorit të 2014-ës, përllogaritur për 15 vite vjetërsi pune të siguruara kundrejt pagës minimale. Kësaj mase i shtohen edhe kompesimet për rritjen e çmimeve dhe për pensionistët me të ardhura minimale sipas masës dhe kritereve të përcaktuara ne vendimet e Këshillit të Ministrave. Vendimi ka të bëjë me kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike, kompensimin përkatës të përcaktuar për rritjen e pensioneve 2009-2010. Nga përllogaritja e këtyre rezulton se duke nisur nga 1 janari i 2015, masa e pensionit të plotë social të jetë 67.500 lekë të vjetra në muaj. Ndërkaq, vetë Ministri Veliaj tha se “Kryeministri Rama do të shpërndajë pensionin social për personat e parë të pranishëm që përfitojnë nga kjo skemë”.

Advertisement