Pas ndërhyrjes në insititucionet parashkollore të edukimit, Bashkia e Tiranës planifikon të ndërhyje edhe në shkolla, duke shtuar kapacitetet dhe duke siguruar infrastrukturën e nevojshme. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, teksa mori pjesë në një aktivitet në shkollën 9 vjeçare “26 nentori”, e cila është shndërruar në një shkollë verore për fëmijët në nevojë dhe ata që kanë tendenca të braktisin shkollën bëri të ditur se bashkia parashikon t’i jap fund mësimit me dy turne në gjimnazet e Tiranës. Në Tiranën e sotme, ku numri i banorëve është 5-fishuar, më emergjente duket nevoja për shkolla të reja 9-vjeçare. Kryebashkiaku Veliaj thotë se do të ndërtohen plot 20 shkolla të reja me mbështetjen e donatorëve. Të njëjtën praktikë, përmes mbështetjes së donatorëve, bashkia e ndoqi edhe për rikonstruktimin e kopshteve dhe çerdheve të kryeqytetit.