Vdes nga COVID-19 këngëtari i njohur

Bruce Williamson, këngëtar kryesor i grupit amerikan ”The Temptations”, ka vdekur si pasojë e Covid-19 në moshën 49 vjeç.

”Williamson vdiq mbrëmë në Mountain View Hospital në Las Vegas”, theksoi menaxheri, ndërsa djali i tij Bruce Alan Williamson Jr shprehu hidhërimin në një postim në Facebook duke thënë se “nuk ka fjalë në botë që mund të shprehë se si ndihem”.

Advertisement

“Të dua baba, faleminderit që ishe i mrekullueshëm, faleminderit që ishe i dashur, faleminderit… Do të takohemi përsëri”, shkroi ai.

“Ne vajtojmë për humbjen e njërit prej vëllezërve tanë”, theksoi Otis Williams, një nga anëtarët e grupit.

I lindur në Kaliforni, William filloi karrierën duke kënduar në korin e kishës. Ai ishte anëtar  grupit nga viti 2006 deri në 2015-ën.

Burimi:ATA