Vdekje në shesh xhirim,aktori Alec Baldwin vret gabimisht drejtoren e fotografisë

Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori Alec Baldwin qëlloi me armë në shesh xhirimin e një filmi në New Mexico.

Policia në shtetin amerikan tha se ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, me tematikë të shekullit të 19 -të.

Advertisement

Gruaja u dërgua në spital por vdiq nga plagët e marra. Burri, regjisori i filmit, ndodhet në spital.

Një zëdhënës i Baldwin i tha agjencisë së lajmeve AP se incidenti ndodhi për shkak të mosfunksionimit të armës. Gruaja, Halyna Hutchins, 42 vjeç, e cila punonte si drejtore e fotografisë. Burri që ndodhet në spital është Joel Souza, 48 vjeç, regjisori i filmit.

Policia është ende duke hetuar incidentin dhe nuk është ngritur asnjë akuzë.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP, një zëdhënës i sherifit të Santa Fe tha se Baldwin kishte folur me detektivët.

“Ai erdhi vullnetarisht dhe u largua nga ndërtesa pasi përfundoi intervistat e tij,” tha zëdhënësi.

Sipas uebfaqes së saj personale, zonja Hutchins ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev, dhe film në Los Anxhelos, dhe u konsiderua një “yll në rritje” nga revista amerikane Kinematograf në vitin 2019.

Ajo ishte drejtoreshë e fotografisë për filmin aksion të vitit 2020 Archenemy, i drejtuar nga Adam Egypt Mortimer.

“Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halyna-s. Dhe kaq i indinjuar që kjo mund të ndodhë në një set,” tha zoti Mortimer në një postim në Tëitter.