Vatikan – Kundër ndërtimit të kishës mbi shtëpinë e Nënë Terezës

Lajmi bëhet i ditur nga burime qeveritare maqedonase, të cilët theksojnë se reagimi i Vatikanit ka qenë sugjerues për të mos u ndërtuar kisha mbi themelet e shtëpisë së humanistes. Me këtë vendim nuk dihet nëse është njohur edhe partia shqiptare në pushtet BDI, ndërsa konfirmimi i kësaj bëhet pikërisht nga burime pranë partisë maqedonase në pushtet. Me ndalimin e ndërtimit të kishës, nuk do të ketë as edhe xhami në sheshin e Shkupit. Mirëpo, përkundër kësaj, në shesh ka vijuar vendosja e bazamenteve dhe ndërtimeve fillestare për vendosjen e busteve të parapara në bazë të projektit “Shkupit 2014”.

Advertisement